Përfshirja e policisë në trafikun e drogës, Alibeaj: Rama krimineli që orkestron gjithçka

Shqipëria

Përfshirja e policisë në trafikun e drogës, Alibeaj: Rama krimineli që orkestron gjithçka

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:07
Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj nga selia blu ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Duke marrë shkas nga fakti se në Durrës u bllokua një kamion me drogë ku ishin 2.5 tonë lëndë narkotike, Alibeaj ka thënë se Edi Rama është arkitekt i kësaj maskarade që është duke ndodhur.

“Janë 2.5 tonë kanabis që kanë dalë nga porti i Durrësit ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe 1 i Fierit. PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodh, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vet vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proceduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk a se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin ,kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumëse kurrë është nevojë imediate krijim i një qeverie antimafia Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës.”, tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat