Habisin të përmbyturit në fshatin e Fierit: Nuk duam bukë, na sillni ushqim për bagëtitë

Shqipëria

Habisin të përmbyturit në fshatin e Fierit: Nuk duam bukë, na sillni ushqim për bagëtitë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Agron Hyka

Agron Hyka, një nga banorët e 400 familjeve në fshatin Hoxharë e prekur ditët e fundit nga përmbytjet.

Ai qëndron prej disa ditësh në ujë në mbrojtje të vathës së bagëtive, e cila është pasuria e tij.

Ai madje nuk u afrua të jepte një intervistë për kamerën e Ora Neës ndërsa zgjodhi të zhvillojë një bisedë me telefon.

Fermeri: Erdhën dje ata të ushtrisë. Ne nuk kemi ku t’i çojmë bagëtitë nëpër fshat po ngordhin një nga një.

Me bagëtitë mbajnë frymën gjallë ndaj apelin për ndihmë e përcjellin me fjalë të ndera.

Banorë: Malli është si puna e fëmijës. Ai shikon çfarë do t’i hedhësh. Nuk i jep dot as makarona as oriz. 

-Për veten tonë do të marrim 5 kile makarona, por malli (kafsha) s’di të hajë. Unë tre lopë kam, po të më ngordhin ato unë s’kam me se të rrojë.

Hoxhara është një fshati 8 km larg Fierit dhe ndryshe nga të tjerët, ata kërkojnë vetëm bazë ushqimore për kafshët.

Përmbytjet thonë se u kanë shkatërruar rezervën ushqimore që kishin krijuar për dimrin.

Banor: Nuk kërkojmë asgjë veç bazës ushqimore për kafshët. Po na ngordhin bagëtitë.

Veç bazës ushqimore që kishin gati, uji u ka dëmtuar edhe tokat e mbjella, ndaj pasojat do të jenë afatgjata.

Banorë: Tokat na janë prishur fare nga kripa zero se zero e kishim. Plugoje, prodhime nuk ka më.

Dëmet nga përmbytjet janë 20 hektarë mera që kishim. 

Nëse ndihma do të vijë, banorët e Hoxharës kanë një porosi.

Banor: Vijnë dhe i ndajnë cepave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat