Prodi: Sot kemi një Shqipëri normale, me Nanon e Berishën gjërat ishin të pamundura

Shqipëria

Prodi: Sot kemi një Shqipëri normale, me Nanon e Berishën gjërat ishin të pamundura

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:42
Romano Prodi dhe Sokol Balla

Romano Prodi ka qenë 2 herë kryeministri i Italisë, por më e rëndësishmja ka qenë Presidenti i Komisionit Europian, një nga figurat kryesore në BE dhe një person me influencë edhe në Shqipëri duke filluar nga viti 1997 ku ai vizitoi Vlorën në një moment kritik të shtetit Shqiptar.

Ai gjendet në Tiranë në 20 vjetorin e operacionit ndërkombëtar ushtarak “Alba”, kryesisht i mbështetur nga Italia, që shpëtoi Shqipërinë nga abisi ku ajo po shkonte në vitin e mbrapshtë të 1997-s.

I ftuar në Top Story, ai bën edhe një paralelizëm mes periudhave që ai ka vizituar Shqipërinë, duke vënë në dukje se pavarësisht problemeve Shqipëria e sotme po “vrapon”, diçka që para 20 vitesh nuk dukej si një mundësi.

Intervista

Zoti President është hera e tretë që ju kam parë në Shqipëri, në 2006-n kur rierdhët si kryeministër ju kam intervistuar, në 1997 ju kam parë dhe tani si një person i lirë. Si e shikoni Shqipërinë në këto 3 periudha? Megjithëse keni ardhur shpesh herë edhe si turist, edhe si lektor.

Romano Prodi: Ndryshimet në Shqipëri janë të plota, vi në Tiranë dhe shoh një botë komplot të re. Ndjenjësia që unë marrë, është ndenjësia e një vendi që ka bërë një hap shumë të madh. Ka shumë njerëz që duan të emigrojnë. Ka shumë probleme në fakt, por Shqipëria po vrapon kjo është ndjenjësia që unë marr. Para 20 viteve nuk ishte shumë e qartë që ky vend do të mund të vraponte. Për arsye të tensioneve të brendshme, paralizës politike që ekzistonte. Kujtoj vështirësitë e mëdha që ndodhnin madje edhe në dialogun mes partive shqiptare. Ky dialog në atë kohë ishte i pakonceptueshëm. Tani pavarësisht disa problemeve gjerat ecin drejt një hapjeje që nuk ka kthim prapa.

Ju folët për vitin 1997 për mungesën e dialogut atëherë mes partive politike e megjithatë, 20 vjet më vonë, në pranverën e vitit 2017 partitë politike shqiptare po shkonin sërish drejt një krize të ngjashme, të paktën politike, si në vitin 1997. Sërish u desh një ndërhyrje e fortë e faktorit ndërkombëtar që ata të uleshin në tavolinë dhe të rinisnin dialogun. Ju thoni që Shqipëria po vrapon, por duket se kjo është një Shqipëri e dy shpejtësive: e shoqërisë vetë, që ecën shpejt, por edhe e politikës, e cila vazhdon të çalojë dhe të mos ketë zhvillimin e shoqërisë.

Romano Prodi: Në fakt është ndryshe historia. Këtu jemi në një dialektikë normale politike. Këto përplasjet që fliten për Shqipërinë ndodhin në të gjitha parlamentet e botës. Mua më kujtohet që nuk ishte e munduar as të takoheshin. Në atë kohë duhet të flisje me palët, Berishën, Nanon, pas asnjë mundësi diskutimi mes të dyve, në Parlament vazhdonte tensioni. Tani ka tensione normale, siç ndodh kudo. Në Gjermani duhen muaj për të krijuar Qeverinë. Kjo është diçka normale në demokraci. Atëherë kishte përplasje fizike kur takoheshin, nuk ekzistonte dialogu dhe kjo më shqetësonte shumë. Unë kam punuar shumë që të pajtoheshin. Pajtimi është vetëm një metodë, por objektivat më pas janë të ndryshme. Sot Shqipëria është një vend normal dhe përparimi është normal në këtë kuadër.

Shumë veta mendojnë se vizita juaj në Vlorë në vitin 1997 vinte edhe pas një sensibiliteti të shtuar në ngjarjen e Otrantos, kur motovedeta italiane u përplas me një anije shqiptare dhe kjo shkaktojë më pas gati 100 të vdekur. A është e vërtetë?

Romano Prodi: Kur ndodhi ai aksident nga njëra anë kishte dhimbje njerëzore, por ishte edhe një çështje politike që në njëfarë mënyre të ndihmohej procesi i bashkimit. Për mua ishte e natyrshme në shkoja në varrimet në Tiranë dhe të merrja pjesë në dhimbjen e të gjithë vendit. Për mua është një kujtim i largët me pamjet e tmerrshme. Ishte një dhimbje e madhe. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjën e fajit, por me ndjenjën e një pjesëmarrje të thellë në një fatkeqësi që kishte edhe italianët si protagonistë, por është edhe ndjesi përgjegjësi në ndarjen e kësaj dhimbjeje. Dua ta them që u prita me shumë respekt edhe pse shumë veta nuk ma këshilluan të vija. Ishte një moment shumë i rëndësishëm që më bëri të kuptoj se në këto raste nuk ka rëndësi diplomacia, por ndjenja njerëzore. Por ishte e rëndësishme që të kishte një moment pajtimi që shikonte drejt së ardhmes, jo drejt së shkuarës. Dhe pastaj, marrja pjesë në dhimbje, ndarja e dhimbjes, është e rëndësishme, sepse ishte dhimbje e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat