Shehi: PS do të ikë Llalla që të mbyllin dosjet e hapura

Shqipëria

Shehi: PS do të ikë Llalla që të mbyllin dosjet e hapura

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:59
Dashamir Shehi

Deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se qëllimi i Partisë Socialiste është largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla për të mbyllur disa dosje që janë hapur muajt e fundit.

Shehi: Këtyre u intereson që të iki ky (Llalla) që është sepse fatkeqësisht muajit e fundit hapi ca dosje. Dëshira është për të mbyllur këto që janë hapë jo çdo të bëjë ai që do vijë sepse ai do të jetë një punëtor provizor aq më tepër që me ligjin me ri i kanë rënë fuqitë kryeprokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat