Temperaturat nën zero, ky është moti për ditën e sotme - Bota Sot
Temperaturat nën zero, ky është moti për ditën e sotme

Shqipëria

E premte, 15 dhjetor 2017

Temperaturat nën zero, ky është moti për ditën e sotme

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:15
Ilustrim

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dukshme në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht mot i kthjellët dominon zonat Lindore në Shqipëri.

Gjatë pasdites kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C në të dy ekstremet termike të ditës duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet në 13-14°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë por mesatare në ekstremin Jugor, me shpejtësi 27 km/h nga Veriu duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test