Hidhet sot në Kuvend shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Shqipëria

Hidhet sot në Kuvend shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:40
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të hedhë sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Do të jetë nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi që do të drejtojë procesin e hedhjes së shortit pasi kryetari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.

PD dhe LSI kanë dalë dje kundër shortit duke e konsideruar si antikushtetues, pasi të drejtën për hedhjen e tij e ka presidenti dhe jo kreu i Kuvendit.

Ja njoftimi i plotë i Kuvendit:

Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare

-medias

Ftohet media të ndjek dhe të pasqyroj këtë veprimtari. Aktiviteti do të zhvillohet ne regji qendrore nga TVSH.

Më poshtë lista e kandidatëve nga institucionet përkatëse:

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Larte

Keshilli i Larte i Drejtesise

Prokuroria e Pergjithshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat