Rama promovon punën e Urgjencës pas përmbytjeve

Shqipëria

Rama promovon punën e Urgjencës pas përmbytjeve

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:54
Puna e mjekeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje, duke promovuar punën e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore.

Ai ndalet në punën e bërë prej tyre me të evakuari nga zonat e përmbytura.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe një video nga puna e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat