Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit: SHBA rol për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca

Shqipëria

Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit: SHBA rol për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), ishte një nga takimet tepër të rëndësishme që Kryetarja e LSI zhvilloi sot në Washington.

Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë. 

Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.  Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm. 

Autoritetet Amerikane shprehën gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.  Ata falenderuan Kryemadhi për ekspozenë e gjërë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat