Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Marsejë

Shqipëria

Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Marsejë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:22
Meta me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azu

Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Marsejë, ku ka zhvilluar në takim të rëndësishëm edhe me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azur.

Bashkëpunim i gjithanshëm me këtë rajon mësohet se ka qenë tema kryesore e këtij takimi.

“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut”, shkruan Meta në foto me presidentin e rajonit, Muselier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat