Nisin sot zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e Adriatik Llallës - Bota Sot
Nisin sot zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e Adriatik Llallës

Shqipëria

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Nisin sot zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e Adriatik Llallës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Adriatik Llalla

Komisioni i Ligjeve nisi zot zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e kryeprokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar të Adriatik Lallës.

Në mungesë të ngritjes së Këshillit të Lartë i Prokurorisë,  institucion i ri ky bazuar reformës në Drejtësi, Kuvendi do të miratojë një kandidaturë të përkohshme që do të marrë kompetencat e kryeprokurorit të përgjithshëm.

Kjo procedurë duhet të përfundojë brenda 30 ditëve, ndërkohë që siç shpjegoi edhe kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, votimi për kryeprokurorin e përkohshëm bëhet me shumice të thjeshtë votash në parlament.

Relator i këtij projektvendimi për miratimin e procedurës së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm u zgjodh deputeti i PS-së, Bledi Çuçi.

Procedura do të vazhdojë me fazën e depozitimit të prokurorëve më me shumë karrierë por edhe që plotëson kriteret e përcaktuara në ligj. Brenda 5 ditëve ata kanë kohë të depozitojnë dosjen e tyre, ndërsa brenda dy ditëve ato do të merren në shqyrtim nga komisioni përgjefjes dhe me pas do te kalojne ne kuvend per miratim.

Ndërkohë që nga ana e saj PD e ka konsideruar antikushtetues gjithë procesin, pasi e akuzon mazhorancës se kërkon të bëjë një emërim të jashtëligjshëm për pak kohë për interesat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test