‘Kryeprokurori’ reagon, SHBA: Mbështesim OPDAT, zbatoni ligjin - Bota Sot
‘Kryeprokurori’ reagon, SHBA: Mbështesim OPDAT, zbatoni ligjin

Shqipëria

E enjte, 14 dhjetor 2017

‘Kryeprokurori’ reagon, SHBA: Mbështesim OPDAT, zbatoni ligjin

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:38
Donald Lu dhe Adriatik Llalla

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi në lidhje me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në kohën kur Komisioni i Ligjeve ishte përfshirë në debate të forta në lidhje me mënyrën se si duhet vepruar, ambasada publikoi një deklaratë ku thuhet se mbështesin opinionin e OPDAT dhe EURALIUS.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin,” thuhet në deklaratë.

Misionet e huaja përkrahin zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm.

OPDAT shprehet se “mandati i kryeprokurorit përfundon në fillim të dhjetorit dhe përgjegjës për emërimin e kryeprokurorit të ri është KLP, një organ që ende nuk është krijuar”.

“Në këto kushte, ekziston një dispozitë: propozohet të emërohet një kryeprokuror i përkohshëm derisa të ngrihet KLP”.

Prokurori i përkohshëm mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votave.

Sipas OPDAT, asnjë institucion nuk ia zgjat mandatin kryeprokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test