"Skandal" e ka konsideruar Luan Rama, shortin e hedhur sot për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.
Në një mesazh në Fb, nënkryetari i LSI shprehet se shorti u hodh "në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, - thekson ai, - por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi është e kompromentuar!", përfundon Rama shënimin e tij. LSI vendosi ta bojkotojë sot procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED.