Kryeprokurori i ri, reagon LSI: Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë vonuara - Bota Sot
Kryeprokurori i ri, reagon LSI: Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë vonuara

Shqipëria

E hënë, 11 dhjetor 2017

Kryeprokurori i ri, reagon LSI: Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë vonuara

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:45
Petrit Vasili

Debateve të ashpër që u zhvilluan sot mes apeleve në komisionin e Ligjeve në lidhje me procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përgjithshëm, prokurori ky që do të ketë një mandat të përkohshëm, ka reaguar edhe LSI.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se thirrjet për negociata nga ana e qeverisë një natë para se kryeprokurorit ti majë mandati, nuk i shërbejnë askujt.

Reagimi i plote

Kanabizohet reforma ne drejtesi. 

Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.Cdo devijim nga kushtetuta rrënon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.Ka vetem nje Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqiperia eshte republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet Kushtetuta eshte si ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test