Bushati: Nisja e bisedimeve për anëtarësim, fillimi i rrugëtimit evropian të Shqipërisë - Bota Sot
Bushati: Nisja e bisedimeve për anëtarësim, fillimi i rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Shqipëria

E diel, 17 dhjetor 2017

Bushati: Nisja e bisedimeve për anëtarësim, fillimi i rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:39
Ditmir Bushati dhe Sebastian Kurz

Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kancelar i zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz.  

Biseda u përqëndrua tek perspektiva evropiane e Shqip?risë, duke pasur parasysh se Austria ka presidencën BE-së vitin e ardhshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kukturor Shqipëri-Austri 2018.

Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe proçesi i vettingut. Ai u shpreh se Shqiperia e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test