Kryemadhi flet nga SHBA: Nuk mund të zgjidhet kryeprokurori me shumicë të thjeshtë

Shqipëria

Kryemadhi flet nga SHBA: Nuk mund të zgjidhet kryeprokurori me shumicë të thjeshtë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:10
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur nga SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me çështjen më të nxehtë politike në vend, atë të zgjedhjes së kreut të organit të akuzës, në kushtet kur mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar këtë të enjte.

Sipas Kryemadhit çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen me tryeza politike ashtu siç bën thirrje kryeministri Edi Rama, por në Kuvend. Sipas kryetares së LSI-së kryeprokurori i përkohshëm zgjidhet ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç pretendon maxhoranca.

“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë’ 

Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat