Basha i përgjigjet ambasadorëve: Di ta lexoj kushtetutën! Flet dhe për paktin me Ramën

Shqipëria

Basha i përgjigjet ambasadorëve: Di ta lexoj kushtetutën! Flet dhe për paktin me Ramën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:50
Lulzim Basha

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka komentuar ashpër qëndrimin e mbajtur nga ambasadorët Lu Vlahutin në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurit të përkohshëm i cili do të zëvendësojë karrikën e mbajtur nga Llalla, mandati i të cilit ka mbaruar këtë të enjte.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin të “Paekspozuarit”, Lulzim Basha tha se interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave apo e misioneve ndihmuese në Shqipëri, duke ju referuar kështu EURALIUS e OPDAT, të cilët pak ditë më parë u shprehën pro variantit për të miratuar kryeprokurorin e përkohshëm me një votim të thjeshtë në parlament, në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur ende.

Madje Basha tha se i gjithë ngërçi i krijuar mes maxhorancës e opozitës vjen si pasojë e disa “skemave” që ai ia adreson Fatmir Xhafës, Ministri të Brendshëm.

Për më tepër lexoni deklaratën e Lulzim Bashës.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush” – tha Basha.

PAKTI ME RAMEN, A DO TE ULET BASHA PER ""RINOVIM"?!

“Nuk ka asnjë shpresë që unë të ulem me Ramën në këtë lëmsh antikushtetues. Vendi është në krizë politike, institucionale, politike, sigurie dhe stabiliteti. Paratë e drogës po hyjnë në ekonomi duke blerë koncesione dhe duke marrë investime. Kjo është një krizë totale dhe ky thotë “hajde ulemi të gjithë”. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të caktohet nga asnjë parti politike. Prokurori i ri mund të vijë nëpërmjet Vetingut. Ai nuk mund të jetë një lepurush që del nga kapelja e Ramës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat