Kokëdhima zbulon takimin me zyrtarin misterioz për komplotin e Ramës

Shqipëria

Kokëdhima zbulon takimin me zyrtarin misterioz për komplotin e Ramës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:19
Koço Kokëdhima

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në “360 Gradë” tha nuk ka kërkuar asnjëherë t’i zërë postin Gramoz Ruçit në PS, ndërsa zbuloi takimin me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Brendshme dy ditë pas heqjes së mandatit të tij.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Unë nuk e kam akuzuar Ruçin, por kam akuzuar Edi Ramën. Unë nuk kam aspiruar kurrë të jem sekretar i përgjithshëm. Unë kam propozuar Lindita Nikollën dhe Blendi Çuçin që të ishin përballë Gramoz Ruçit. Unë kam akuzuar Edi Ramën që bashkëpunoi me Saliun për të hequr mandatin tim. Kisha dijeni që Edi Rama ka komplotuar për të hequr mandatin tim. Dy ditë pas heqjes së mandatit, një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme ku një drejtor i Ministrisë së Drejtësisë fliste me një eksponent të drogës se e pastruam rrugën. Unë pyeta kush ka dijeni për këto përgjime, ai më tha se ka dijeni Saimir Tahiri. Ai tha se hetimet janë procedurale. Rama kishte qëllim të distancohej nga kjo histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat