Kryeprokurori i ri, Manjani: Lu&Lei nuk mund të vendosin, në një shtet normal non-grata

Shqipëria

Kryeprokurori i ri, Manjani: Lu&Lei nuk mund të vendosin, në një shtet normal non-grata

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 00:18
Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të SHBA-BE, të cilët mbështetën procedurën për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas Manjanit, Ambasadorët nuk mund të vendosin për një çështje që i takon përfaqësuesve të popullit shqiptar dhe aq më pak të sugjerojnë shkeljen e Kushtetutës së Republikës.

Për ish-Ministrin, në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata.

Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat