Shoferë! Kujdes në “Qafë Muzinë”, rrezikoni jetën

Shqipëria

Shoferë! Kujdes në “Qafë Muzinë”, rrezikoni jetën

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:06
Segmenti rrugor te Qafa e Muzinës

Segmenti rrugor nga Qafa e Muzinës deri në Bistricë është i rrezikshëm si pasojë e ngricave të mëdha.

Ora News sjell pamje nga ky segment rrugor mëngjesin e sotëm, i cili është i rrezikshëm për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Po sot në mëngjes një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Ndërsa shkak i aksidentit është bërë rruga me ngrica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat