Meta takon Princin Albert II

Shqipëria

Meta takon Princin Albert II

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:55
Ilir Meta me Princin Albert II

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar sot lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos.

Meta ka shkruar në Facebook se në këtë takim kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot në Marsejë pata një takim të mrekullueshëm me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat