Kryemadhi takohet me kongresmenin Engel

Shqipëria

Kryemadhi takohet me kongresmenin Engel

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:23
Pamje nga takimi Engel-Kryemadhi

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi u prit ne nje takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptareve, Elliot Engel.

Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi. Kryemadhi pasi falenderoj Z.Engel per mikpritjen e ngrohte, vleresoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshem per Shqiperine dhe shqiptaret, per zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise, si dhe per forcimin e shtetit ligjor dhe demokracine ne vend. Kryemadhi duke u ndalur tek marredhenjet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhene nder vite nje ndihme te jashtezakoshme historike  per Shqiperine qe ajo te kaperceje me sukses sfidat e medha me te cilat eshte perballur dhe te hedh hapa te sigurte drejt zhvillimit. 

"SH.B.A eshte aleati yne me i madh strategjik dhe ka nje rol te  pazevendesueshem ne historine, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise"  - tha kryetarja e LSI-se.

Gjithashtu, Kryemadhi beri nje ekspoze sintetike te situates aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, te trafiqeve, si dhe luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.  Kryemadhi foli edhe per domosdoshmerine e   avanciimit te zbatimit rigoroz te reformes ne drejtesi. 

"Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces", tha ajo.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese  ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje.Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbeshtetjen e SH.B.A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat