Pritet me fishkëllima në Panairin e Sportit, Rama: Pylli është afër

Shqipëria

Pritet me fishkëllima në Panairin e Sportit, Rama: Pylli është afër

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:47
Edi Rama

Gjatë një takimi të zhvilluar në Panairin Kombëtar të Sporteve dhe Aventurës, kryeministri shqiptar, Edi Rama është pritur me fishkellima.

Në fjalimin që Rama ka mbajtur në këtë aktivitet disa nga pjesëmarrësit e kanë pritur me fishkëllima, çka e ka acaruar se tepërmi kryeministrin.

Situata vazhdoi për disa minuta ku teksa kryeministri fliste, pjesëmarrësit kanë fishkellyer duke bërë që Rama të reagojë ashpër.

Ai u ka përsëritur disa herë të pranishmëve qe të shkojnë të fishkëllejnë në pyll: “Pylli është afër shkoni fishkëlleni atje” u ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat