Ruçi fton Pelosin në Tiranë, kryedemokratja e Kongresit: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

Shqipëria

Ruçi fton Pelosin në Tiranë, kryedemokratja e Kongresit: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:33
Paul Ryan

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, u takua me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Paul Ryan dhe kryetaren e demokratëve në këtë dhomë, Nensi Pelosin.

Në takimin me Pelosin, Ruçi i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA dhe ajo personalisht i ka dhënë dhe jep Shqipërisë.

“Keni mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë. Eshte deshira ime dhe e Parlamentit shqiptar që ju të vizitoni Shqipërinë”, deklaroi Ruçi.
Pelosi pranoi ftesën e kryeparlamentarit shqiptar.

“Shqipëria është një aleate e rëndësishme e ShBA në Ballkan. Do të jetë një kënaqësi të vizitoj Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat