Shembet një masiv shkëmbor, bllokohet lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë

Shqipëria

Shembet një masiv shkëmbor, bllokohet lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 06:54
Ilustrim

Si pasojë e shembjes së një masivi dheu është bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Në një njoftim zyrtar të policisë së Elbasanit bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë. Për më shumë policia e Elbasanit njofton qytetarët se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat