Shqipëri, prodhimi vendas ulë importet e karburanteve

Shqipëria

Shqipëri, prodhimi vendas ulë importet e karburanteve

Nga: ATSH Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:31
Ilustrim

Rritja e prodhimit vendas të karburantit ka bërë që importi i karburantit të ulët ndjeshëm gjatë 10 muajve të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo vihet duke parë sasinë e karburantit të konsumuar gjatë 10-mujorit të 2017-s.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti u importuan gjithsej 325,287 ton karburante, nga 419,514 ton që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ndërsa importi ka rënë konsumi ka pësuar një rritje gjatë kësaj periudhe.

Shkak për këtë rënie është bërë vënia në funksion e rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO. Uzina që u rikthye në punë në fund të vitit të kaluar duket se ka përmbushur mbi 30% të kërkesës vendase për naftë.

Referuar të dhënave të publikuara nga DPD, gjatë 10 muajve të parë të vitit sasia e karburantit të konsumuar në vend llogaritet 477,068 ton, ose 151,781 ton më shumë se sa sasia e importit.

Sipas të dhënave që ka nxjerrë me herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumin do të jetë 375 mijë tonë në vit, duke përmbushur gati 60% të konsumit në vendi i cili vlerësohet rreth 500-600 mijë tonë në vit.

Aktualisht në Shqipëri ka 12 vendburime të njohura nafte dhe 5 vendburime gazi natyror. Vetëm në zonën e Patos-Marinzës, në një sipërfaqe prej 44 mijë hektarësh, ndodhet zona më e madhe naftëmbajtëse në Evropën kontinentale. Nëntoka e Patos-Marinzës llogaritet të ketë rreth 5.4 miliardë fuçi nafte bruto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat