Në shtëpinë e Ndokës pllakon heshtja, ish-deputeti tek porta duke…

Shqipëria

Në shtëpinë e Ndokës pllakon heshtja, ish-deputeti tek porta duke…

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:22
Pamje nga video

Makina në brendësi të cilës u gjet i pajetë Aleksandër Ndoka, vazhdon të qëndrojë e palëvizur në postën e shtëpisë. Efektivë të shumtë qëndrojnë pranë banesës, ndërsa ekspertët duke mbledhur ende provat që janë lënë në vendin e ngjarjes.

Në video duket edhe vëllai i viktimës, ish-deputeti Arben Ndoka, duke biseduar me të afërm të tij për atë çfarë ka ndodhur. Tashmë në atë familje ka pllakosur heshtja, ndërsa njerëz të shumtë duken të hyjnë e dalin në banesë.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua orët e para të mëngjesit të sotëm pa zbritur nga makina e tij tip “Mitsubishi”. Hetimet e policisë vijojnë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa emri i viktimës është lakuar shpesh nga opozita lidhur me ngjarjet që ndodhin në qytetin e Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat