Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama, në çdo fjalë një mashtrim

Shqipëria

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama, në çdo fjalë një mashtrim

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:35
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili zbulon një detaj jo pa rëndësi nga vizita që Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në një Call Center, faktin që investimi i përkiste vitit 2012!

 Berisha ka dalë në përfundimin se Rama ka "në çdo fjalë një mashtrim! Qytetari dixhital denoncon mashtrimin e radhës të piktorit dështak, - shkruan ai - Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!"

“Doktor ky sapo u levdua me nje call center qe esgte bere ne kohen tuaj. Quhet Consulcesi dhe sipermarresi quhet Massimo Tortorella.

Ky thjesht ka shkuar te selia e re te Ring Center por kompania ka ne tirane qe ne 2012 dhe ka qene diku te fillimi i rruges se Dibres. Kompania ofron sherbime mjeksore online ne Itali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat