Astrit Patozi ka një këshillë për Edi Ramën: Ka nisur të të këndohet kënga, gjej një shteg …

Shqipëria

Astrit Patozi ka një këshillë për Edi Ramën: Ka nisur të të këndohet kënga, gjej një shteg …

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Astrit Patozi

Astrit Patozi, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, ndaj të rinjve që e pritën me fishkëllima një ditë më parë. Patozi këshillon Ramën që kur të fillojë ajo lloj muzike të mos mundohet t’u tregojë bilbilave ku janë pemët, por të gjejë një shteg për të dalë vetë nga pylli.

“I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.

Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.

Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati "Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu...", shkruan Patozi në rrjetet sociale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat