Ekzekutimi i Ndokës/ Viktima tentoi të zbriste nga makina, ja ku e prisnin autorët…

Shqipëria

Ekzekutimi i Ndokës/ Viktima tentoi të zbriste nga makina, ja ku e prisnin autorët…

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
Aleksandër Ndokës

Zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të Aleksandër Ndokës në Lezhë.

Autorët e vrasjes e kanë pritur pranë shtëpisë së tij, pas një muri të vjetër gjysmë të shembur dhe nuk i kanë dhënë kohë as të zbriste nga makina.

Burime të policisë për “Balkanweb” bënë me dije e në trupin e viktimës janë zbrazur 9 deri 11 plumba, çka tregon se shpëtimi për 48-vjeçarin ka qenë i pamundur.
Ndërsa, në vendngjarje janë gjetur plot 14 plumba dhe burimet kanë mohuar të jetë përdorur armë silenciator.

Aleksandër Ndoka kishte tentuar të hapte derën e makinës, por në moment vrasësit kanë zbrazur armët duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i të ndjerit tani ndodhet në morg dhe pritet të dalë edhe raporti i plotë i mjekësisë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat