Vëllai i ish-deputetit u ekzekutua me 14 plumba, vjen reagimi i parë nga politika: Miku im...!

Shqipëria

Vëllai i ish-deputetit u ekzekutua me 14 plumba, vjen reagimi i parë nga politika: Miku im...!

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:27
Aleksandër Ndoka

Ka ardhur reagimi i parë në lidhje me ekzekutimin e vëllait të ish deputetit Arben Ndokës.

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, është i pari që ka reaguar lidhur me ekzekutimin e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-ligjvënësit Arben Ndoka.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.

“Per Sander Ndoken, per vdekjen e tij te parakoheshme! Ngushellime familjes ! U prehfsh ne paqe miku im !”, citohet në mesazhin e Ndreut.

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm shumë pranë banesës së tij në lagjen “Nënë Tereza”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat