Vasili: Stop korrupsionit shkaterrues që than palma dhe blen pisha

Shqipëria

Vasili: Stop korrupsionit shkaterrues që than palma dhe blen pisha

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ka reaguar edhe LSI, e cila mbështet mesazhin e dhënë nga ambasadori Donald Lu.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ndan po të njëjtin mendim me ambasadorin Lu, ndërsa shtoi se korrupsioni than palma dhe ble pisha. Ai mes të tjerash bëri thirrje që të gjithë në këmbë kundër kryeministrit Edi Rama.

MESAZHI I VASILIT

Ambasadori LU ka te drejte.

Ndaj korrupsionit shkaterrues, qe than palma dhe blen pisha, qe gllaberon qindra milion euro me koncesione, qe asgjeson miliona euro te tjera duke shkulur e ngulur pllaka e rruges e lyer fasada ka vetem nje rruge: E keqja duhet ndalur sot neser eshte vone.

Te gjithe ne kembe kunder kryeministrit narkohajdut!!

Në ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit, Lu tha se korrupsioni mbaron kur njerëzit veprojnë, ndërsa ua adreson këtë veçanërisht të rinjve.

“Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë”, shkruan Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat