Bunkerët dhe imazhi i tyre vazhdojnë të “prishin” peizazhin e mrekullueshëm të Shqipërisë

Shqipëria

Bunkerët dhe imazhi i tyre vazhdojnë të “prishin” peizazhin e mrekullueshëm të Shqipërisë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Bunkeret e komunizmit ne Shqiperi

Shqipëria e diktaturës, paranoia e Enver Hoxhës ; 750,000 Bunkerë të Luftës së Ftohtë, që mbinë si kërpudhat për atë sulmin imagjinar të Flotës së Gjashtë Amerikane në Mesdhe, sulm ky që nuk ndodhi asnjëherë

Mbi 750,000 bunkerë janë ndërtuar nën drejtimin e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili e vendosi ta bëjë Shqipërinë si një nga vendet më staliniste dhe më të izoluara në botë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, e deri në vdekjen e tij më 1985, sa që vendi fillojë të hapet pak e nga pak.

Duke filluar si aleat sovjetik, fobia e diktaorit më të egër në botë, Enver Hoxha, mbasi kaloi periudhën e mjaltit më të, deklaroi se BRSS ishte revizioniste dhe anti-marksiste pas vdekjes së Stalinit dhe së shpejti të gjitha kombet e Paktit të Varshavës, përfunduan besnikërinë e tyre ndaj Shqipërisë.

Kështu që duke i lidhur interesat e tij ideologjike në Azinë perendimore, me Kinën e largët ai braktisi Paktin e Varshavës, për tu lidhur me një pakt të ri ushtarak, atë me Republikën Popullore të Kinës, kryetarin e saj Mao ce Tung.

Hoxha zgjodhi Kinën si aleatë të Shqipërisë, ashtu si kishte zgjedhur më parë Jugosllavinë e Titos, BRSS e Stalinit, një aleancë kjo dhe miqësi vëllazërore e cila zgjati vetëm 10 vjet, pra deri në vitin 1977, pas së cilës ai u përpoq ta bënte vendin Shqipërinë, “fanar” të socializmit të lulëzuar në botë, si thoshte ai.

Gjatë diktaturës së egër të tij në Shqipëri, diktatori Hoxha, ndaloi fenë, ndaloi lëvizjen e lirë të njerëzve, ndalojë udhëtimin e tyre në vendet e huaja, dhe shpesh përdorte policinë e tij sekrete për të ndjekur e survejuar të gjithë ata që dyshonte se donin lirinë dhe demokracinë.

Gjatë diktaturës pothuajse një e katërta e buxhetit të tij, shkoi në buxhetin e ushtrisë, shumicën e të cilave në një periudhë vetë izolimi dhe ndërprejes së miqësisë vllazërore me Kinën, e shpenzoi për ndërtimin e bunkerëve.

Prototipi për bunkerët thuhet u ndërtua në vitet 1970, me inxhinierin kryesor që siguroi Hoxhën që do të përballonte një sulm të plotë nga një tank. Hoxha vendosi ta testonte atë, me inxhinierin brenda dhe kur ai doli i padëmtuar nga sulmi filloi prodhimi masiv të bunkerve në të gjithë Shqipërinë.

Ai thuhej se duke u frikësuar nga një pushtim imagjinar nga ish-aleatët e tij sovjetikë ose NATO, dhe duke bër propogandë për një sulmë Shqipërisë, nga Flota e Gjashtë Amerikane, që ndodhej aso kohe në Mesdhe, diktatori Hoxha, u kishte mbushur mendjen shqiptarëve se duke ndërtuar 750.000 bunkerë prej betoni dhe çeliku, ai me populin e tij kishte për ti bër ballë dhe shkatërruar në rast sulmi edhe ndonjë ushtri prej miliona trupash dhe me buxhet miliarda dollarësh.

Bunkerët e Enver Hoxhës që mundet ti gjesh edhe sot kudo nëpër Shqipëri, mbinë në atë kohë si kërpudha gri nga zonat kufitare nëpër malet e Shqipërise, zbritur deri në vijën bregdetare, duke dalë madje deri në lagjet e qyteteve dhe fshatrave , fushat bujqesore, terrenet sportive e lojrash, varrezat qytetare dhe në gjithë plazhet e vendit.

Duke krijuar një ndjenjë të përhershme të paranoisë për shqiptarët që hasën dritaret e tyre të snajperave në çdo vend ku ata shkonin, por që armiku imagjinarë i Enver Hoxhës, dhe regjimit të tij diktatorial kurrë nuk erdhi në atë kohë, ndërsa sot ai armik imagjinar i tij është bër aleta dhe mik i madh i shqiptarëve.

Tridhjetëvjet pas përfundimit të regjimit totalitar të Hoxhës, rënjes së atij regjimi të egër komunist,janë qindra bunkerë që vazhdojnë ende të “prishin” atë bukurinë e atij peizazhit të mrekullueshem të Shqipërisë, i cili është një nga vendet më të bukura në botë.

Disa prej bunkireve që kanë qenë gjendje të mirë dhe të favorshme për ndonjë lloj biznesi, janë kthyer në restorante apo shtëpi nga shqiptarët, që janë edhe krijues të vërtet nga natyra.

Ndërkohë, shumica e tyre janë të braktisur dhe të zënë nga dheu, balta dhe barërat e këqija, të bllokuara dhe pa asnjë vlerë. Ato që kanë mbetur sidomos në zonat kufitare, pikat e kalimit të kufirit ku rrënojnë peizazhin e bukur kodrinor të Shqipërisë, duke treguar pothuajse çdo pamje si ka qenë vendi gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Simbas një studimi thuhet se çdo bunker kushton rreth 800 euro për të shkatërruar, dhe i bie rreth një bunker për çdo katër shqiptarë. Në vitin 2009, u krye prova e parë e shkatërrimit të bunkerve me goditje me tank T-59, një tip kinez i një tanku të epokës sovjetike, dhe provat e para u kryen në plazhet e Shqipërisë, për të shkatërruar disa nga bunkerët që ishin kthyer afër plazheve në WC publike, dhe vend ku hidheshin mbeturinat e bëheshin pislliqe, sa që kërcënonin mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, megjithse më parë ato ishin ndërtuar për të mbrojtur njerëzit.

Mirëpo shkatërrimi dhe largimi i tyre, në disa zona është shumë i vështirë për shkak të terrenit dhe sot në Shqipëri, sapo kalon kufirin në disa pika kufitare, nga veriu deri në jug të vendit, përgjatë vijës kufitare në disa vende edhe në brendësi, madje edhe nëpër disa qendra të banuara përfshirë kryeqytetin Tiranën, bunkerët e mbirë si kërpudhat, janë një përqindje e vogël dhe megjithë përpjekjet në liri dhe demokraci, është shumë e vështirë që Shqipëria, të largohet nga hija e Enver Hoxhës.

Bijtë e tij sot, bijtë e Bllokut, udhëheqin vendin, me Partinë Socialiste dhe kryetar Kyreministrin Edvin Kristaq Rama, ndërsa komunistët dalin e festojnë çdo përvjetor të kuq me yll dhe portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat