Ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, shqiptari arrestohet në Itali

Shqipëria

Ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, shqiptari arrestohet në Itali

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 23:00
Policia

Policia italiane në Xhenova ka vënë në pranga një 24 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat italiane raportojnë se i riu ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian për vjedhje, u gjurmua dhe u ndal në Liguria.
Gjithashtu policia identifikoi dhe dy bashkatdhetarë të tij me precedentë të ndryshëm për vjedhje në shtëpi, shkruan oranews.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të dy 25 vjeçarë. Ata u shoqëruan në stacionin policor për qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedent të mëparshëm për vjedhje banesash në shtetin fqinj.

Pas kryerjes së procedurave ndaj tyre do të merret masa e dëbimit për në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat