Gjysma e Shqipërisë zbardhet nga bora, reshjet fillojnë sonte në mesnatë

Shqipëria

Gjysma e Shqipërisë zbardhet nga bora, reshjet fillojnë sonte në mesnatë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 00:17
Tirana

Reshjet e shiut kanë pushtuar gjithë vendin këtë të shtunë, ndërkohë që orët në vijim priten edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje.

Meteoalb bën me dije se reshjet e borës do bien 300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Harta e publikuar nga Meteoalb tregon gjysmëne vendit ku do të ketë reshje bore.

Parashikimi sipas “MeteoAlb”:

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta dëborë në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët. Gjatë ditës së diel, Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.

24852381_1487566834663952_1636995083852770181_n

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat