Balla: Ja skandali që po bën xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë!

Shqipëria

Balla: Ja skandali që po bën xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 00:42
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një status në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me skandalin e korrupsionit të kompanisë ‘Rapiscan.’

Balla shkruan se vlera e aksioneve 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.

Ndër të tjera Balla pohon se po pret që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.

Statusi i plotë i Ballës:

Televizioni amerikan “Bloomberg”, rrjeti më i madh i financave në botë dhe më pas media të tjera amerikane, konfirmuan një skandal të madh korrupsioni, të cilin ne e kemi denoncuar prej ditës së parë.

Investigimi i Bloomberg ka zbardhur edhe skemën e rushfetit.  OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare.

Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.  Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij.

Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat