Vrasja e Aleksandër Ndokës, policia kreh gjithë zonën; 8 të shoqëruar

Shqipëria

Vrasja e Aleksandër Ndokës, policia kreh gjithë zonën; 8 të shoqëruar

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 06:27
Aleksandër Ndoka

Policia e lezhës ka shoqëruar tetë persona lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të Aleksandër ndokës, vësllait të ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Policia bën em dije se me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj.

Po kështu, një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve  të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit  është duke punuar për këtë qëllim.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore”, sqaron policia.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat