Vrasja e Aleksandër Ndokës, djali lejohet nga policia të marë pjesë në varrim

Shqipëria

Vrasja e Aleksandër Ndokës, djali lejohet nga policia të marë pjesë në varrim

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:07
Samuel Ndoka

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i jep leje Samuel Ndokës të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

I riu do shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Një ditë më parë në lagjen “Nënë Tereza” u ekzekutua në një atentat mafioz vëllai ish-deputetit Ndoka, teksa ishte duke u kthyer me automjetin me targë AA 382 SE në banesën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat