Përmbytjet, mbërrijnë ndihmat edhe nga Greqia

Shqipëria

Përmbytjet, mbërrijnë ndihmat edhe nga Greqia

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Përmbytjet në Shqipëri

Pas Kosovës dhe Serbisë, vendi i radhës që kërkon të ndihmojë Shqipërinë është Greqia. Ndryshe nga shtetet e tjera ku ndihma ka qenë me vlera monetare, Greqia ka dhënë ndihma në formën e materialeve të ndërtimit dhe produkteve ushqimore.

Shteti grek mësohet se ka dërguar drejt Shqipërisë 5 gjeneratorë me fuqi 2000 vat, 1.500 veshje kundër shiut, 100 çizme të posaçme, motopompa, dhe jelekë shpëtimi. Në ndihmat greke janë përfshirë edhe ushqime si dhe veshmbathje për fëmijët e porsalindur. Shqipëria kishte ndihmuar më herët Greqinë, kur kjo e fundit u përfshi nga përmbytjet në Atika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat