Daul: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet zbatim ligji për të hyrë në Evropë

Shqipëria

Daul: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet zbatim ligji për të hyrë në Evropë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:13
Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, me anë të postimeve të tij në Twitter ka dhënë mendimin e tij për Shqipërinë. Sipas tij droga dhe krimi janë problem për zhvillimin e Shqipërisë.

Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, ka qenë ky postimi i parë i Joseph.

Po më pas ai ka bërë sërish një postim ka shkruar: Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat