U plagos me 24 goditje thike në trup, çfarë tha Saimir Xhaferraj në Gjykatë

Shqipëria

U plagos me 24 goditje thike në trup, çfarë tha Saimir Xhaferraj në Gjykatë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Eni Çobani

Në 6 Dhjetor të vitit 2013 familja Xhaferraj është përballur me një natë të zezë.

Saimir Xhaferraj u plagos me 24 thika në trup. Saimir ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij Edmira Xhaferraj dhe kunatin e tyre, Aleksandër Ahmetaj si autorë të kësaj ngjarje.

Këto janë fjalët që tha Saimir kur dëshmoi në gjykatë.  

Eni Çobani lexoi vendimin e Gjykatës:

Saimiri pasi ka ngrënë darkë e ka zënë gjumi në divan, vajzën e ka marrë nëna e tij dhe ka shkuar në dhomën e saj të gjumit, ndërsa djalin e ka marrë Edmira dhe ka ikur në dhomën e saj. Në momentin që Saimiri ishte në gjumë e sipër ndjen goditjet e një thikë, dhe ofshamën e këtij mashkulli dhe zërin e një femre, “vrite mos t’i dalë zërit së na panë njerëzit”,  ku Saimiri pretendon se është zëri i Edmirës.

Ndërsa Saimir, thirri :Ma thirr Papin se më vranë”, ka dëshmuar Saimir në Gjykatë.

Në dhomën ku ka qenë zoti Aleksandër dhe Ermira, sipas pretendimit të Saimirit, kanë qenë vetëm këta ta dy. Në momentin që ka ardhur nëna e tij, Aleksandri ka ikur nga dritarja. Sipas prindërve të Saimirit, Edmira ka qenë brenda dhe ka mbyllur derën. Aleksandri është kapur në kufi dhe ka pranuar vrasjen. Aleksandri ka thënë që ka qenë vetëm dhe Edmira ka dashur t’i ndaje.Ndërsa Edmira thotë se ka hyrë dhe ka dashur të ndajë ata, dhe është goditur nga kunetërit. Pra kjo është një dëshmi pak kontradiktore.
Arditi: Pse të akuzon burri, si është e mundur kjo që ai të lerë fëmijët pa nënë. Ke ndonjë ide?

Eni Çobani:  Ai ka pasur një xhelozi të madhe mes Aleksandrit dhe Edmirës, pasi pretendonte si këta kishin një lidhje me njeri tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat