Parashikimi i motit këtë të hënë në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit këtë të hënë në Shqipëri

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Territori do të dominohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra në pjesën më të madhe të tij ndërsa shira të përkohshëm do të ketë në zonat Veriore dhe Jugore.

Edhe pasditja mbetet në kushtet e vranësirave të dendura dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit por kthjellime të shpeshta do të ketë herë pas here në bregdet dhe zonat qendrore të territorit. Në të njëjtat kushte Shqipëria mbetet edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2-3°C gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita, më e ndjeshme rritja ndjehet në zonat Veriore. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 47 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat