Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare në Shqipëri

Shqipëria

Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare në Shqipëri

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Filip Vujanoviç, ka mbërritur sot në Shqipëri

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka mbërritur sot në Shqipëri, në kuadër të një vizite zyrtare, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, raporton Anadolu Agency (AA).

Vujanoviç është pritur me një ceremoni zyrtare në selinë e Presidencës së Shqipërisë, nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Dy homologët kanë realizuar një takim kokë më kokë dhe më pas mes delegacioneve. Pas takimit, Meta dhe Vujanoviç do të mbajnë një konferencë për mediat.

Ndërkohë presidenti i Malit të Zi do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, ndërsa në fokus të takimeve janë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritja e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat