Kryeprokurori, flet për herë të parë Meta: Hapat e njëanshëm nuk ndihmojnë!

Shqipëria

Kryeprokurori, flet për herë të parë Meta: Hapat e njëanshëm nuk ndihmojnë!

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:34
Pamje nga takimi Meta-Vujanoviç

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm, duke thënë se duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.

Presidenti Meta është shprehur se forcat politike duhet të dialogojnë mes palëve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se çdo hap i njënashëm nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes, një mesazh ky qartësisht drejtuar Ramës, i cili tha se nëse opozita nuk afrohet për një pakt, atëherë maxhoranca do ta zgjedhë e vetme drejtuesin e prokrurorisë shqiptare.

Nga ana tjetër Meta ka deklaruar se duhet respektuar Kushtetuta e cila saktëson se Prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një organ i cili ende nuk është konstituuar.

"Lidhur me zgjedhjen e prokurorit, sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e kuvendit... Duhet respektuar kushtetuta dhe fryma e saj. E rëndësishme është që të ketë mes aktorëve një dialog të shpejtë dhe të përgjegjshëm, dhe të bazuar mbi standarte transpartente pasi çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve."-tha Meta.

Meta është pyetur mbi këtë çështje nga gazetarët, gjatë konferencës së përbashkët mes tij dhe homologut malazes Vujanoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat