Zbulohet çfarë shkroi dy vite më parë ish-deputeti për vëllain e tij të ndjerë

Shqipëria

Zbulohet çfarë shkroi dy vite më parë ish-deputeti për vëllain e tij të ndjerë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:37
Arben Ndoka

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka në kohën kur ka lënë mandatin e tij si deputet u ka shkruar një letër publike deputetëve të tjerë. Ai shpjegonte çfarë ka ndodhur dy vite më parë duke shpjeguar që ai kur nuk është marrë me afera korruptive apo prostitucion. Para se t’i hiqej mandati i deputetit nga ligji i dekriminalizimit, Arben Ndoka zgjodhi ta dorëzojë atë kur opozita dhe mediat nisën të denoncojnë dënimin e tij me burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas Ndokës, gjithçka kishte qenë një trillim dhe sa ai ishte i pafajshëm për akuzimet e qeveris dhe medias. Në letrën më poshtë shpjegon që është një histori e trilluar në të cilën ka marrë pjesë dhe vëllai i tij.

Letra

“Mora prapë rrugën me skaf dhe u bashkova me tim vëlla që punonte në një fabrike hekuri. Pas pak kohësh që ishim bashkë vëllai u rikthye në Shqipëri, ndërsa unë vazhdova të rri atje. Një ditë vëllai vjen prape në Itali dhe i telefonon një djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thotë që të shkonte ta merrte në Lege, sepse kishte djegur këmbën gjatë udhëtimit me skaf dhe as ne këmbë nuk rrinte dot. Erdhi tek unë me një vajzë me të cilën kishte një lidhje. Ata qëndruan tek shtëpia, ku unë jetoja përafërsisht një javë dhe pastaj shkuan në Romë tek një shok i vëllait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Në atë kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptarët mblidheshim në një klub të dielave për t’i telefonuar familjeve.

Më vonë mësova që vajza ishte lidhur me një punonjës policie. Ai mbi bazën e një denoncimi të saj kishte sajuar një kontroll në shtëpinë e vëllait dhe në procesverbalin e kontrollit ishte shkruar që në shtëpinë e tij u gjeten 1000 dollarë falso dhe një peshore droge. Në fakt ishte e sajuar kjo gjë. Nga lidhja e vajzës me policin që u nda edhe nga gruaja për të bashkëjetuar me të, taksirati ynë s’pati fund. Më ndalojnë edhe mua sepse sipas policisë duhet të jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy një javë në shtëpi. Kur doli vëllai në gjyq gjykatësi kërkoi provat materiale që në fakt nuk dolën askund, as peshore droge as dollarë falso. Akuzat mbetën pezull dhe im vëlla doli në hetim të lirë. Kohë më vonë, krejt rastësisht, bashkë me një shokun e tij i cili sot punon në Kolsh te Lezhës, vëllai ndeshet në rrugë me policin italian dhe me këtë vajzën.

Që të dy (vëllai dhe shoku i tij) i kërkojnë vajzës që të bisedojnë. Im vëlla ishte shume i dashuruar me vajzën dhe ajo ditë mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bërë zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vëlla që solli pasojën fatale për mua. farë e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe çështja ka shkuar e rënduar sa s’ka në kanalet gjyqësore. Nga e gjithë kjo histori që u mundova ta përmbledh sa më qartë, mua më kanë mbetur përqeshësh në mungesë dhe në padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj për favorizim prostitucioni (për faktin që ata te dy kanë qëndruar në shtëpinë time një javë, e cila për të mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e një djali që punonte me mua në furre buke me të cilin ndanim qiranë) dhe 4 vite për rrëmbim personi.

E di edhe vetë se çfarë filmi i pabesueshëm për jetën reale mund t’ju duket kjo që po tregoj. Po kjo është thjeshtë e vërteta dhe vetëm e vërteta ime që betohem në jetën e të dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht në ndonjë favorizim prostitucioni apo rrëmbim personi, as dijeni për një gjyq të tërë të bërë pa praninë time. Kaq e vërtetë është kjo sa mjafton të pyetën familjarët e vajzës, me të cilët ruaj sot e gjithë ditën një marrëdhënie familjare” shkroi Ndoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat