Noka debat me Felajn: I keni futur gishtin qytetarëve. Fjalën s’ma ndërpret Rama jo më Salmonela

Shqipëria

Noka debat me Felajn: I keni futur gishtin qytetarëve. Fjalën s’ma ndërpret Rama jo më Salmonela

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:04
Ermonela Felaj dhe Flamur Noka

Problematika e përmbytjeve dhe dëmshpërblimeve ka shkaktuar replika të ashpra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetares së komisionit Ermonela Felaj.

“Nuk merrem me ty, unë, oj vajzë. Më dëgjo mua të flas këtu, nuk ma ndërpret dot fjalën Edi Rama…Jo më Salmonela”- thotë Noka.

Felaj mbyll mbledhjen, falënderon deputetet dhe largohet.

“Dëmshpërblim do të thotë shpallje e gjendjes së emergjencës, nëse nuk shpallet gjendja e emergjencës me këtë gjë ju i keni futur gishtin qytetarëve. Qeveri demokratike e ka shpallur gjendjen e emergjencës, ka vlerësuar dëmin dhe ka dhënë dëmshpërblimin”- tha ai, ndërkohë që shumica del nga mbledhja.

Noka i hedh prapë mikrofonin Felajt dhe pas largimit të saj i zë vendin në krye të tavolinës.

Pas kësaj, deputeti Endrit Braimllari flet në Komisionin e Sigurisë për përmbytjet.

“Qeveria bënte show, ndërkohë Shqipëria nën ujë. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeminister nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do ti dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit te emergjencave. Nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura”- tha ai.

Sipas tij, “Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në ketë dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lenë show dhe t’i shërbejnë qytetareve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat