Bllokojnë aksin Vlorë- Levan, punëtorët e kompanive protestojnë për rrogat e tyre

Shqipëria

Bllokojnë aksin Vlorë- Levan, punëtorët e kompanive protestojnë për rrogat e tyre

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:47
Protesta e punetoreve te kompanive

Hyrja e autostradës Vlorë-Levan u bllokua për gjysmë ore paraditen e së hënës si pasojë e protestës së 55 kompanive nënkontraktore të punimeve të Bypass-it të Vlorës dhe Fierit.

Ata kërkuan shlyerjen e detyrimeve që ka Autoriteti Rrugor Shqiptar për punën e bërë.

“Fundviti i 2016 risolli edhe bllokimin e pagesave të kompanive tona dhe pamundësinë reale për të vazhduar më tej punimet. Ne si kompani kemi investuar në këto dy projekte 9.5 milion euro deri më sot dhe nuk na janë paguar. Ne duhet të paguhemi se kemi punuar dhe kemi paguar taksa dhe detyrime, paga gjithashtu, pa paguar dot punonjësit dhe furnitorët tanë”, tha një përfaqësues i protestës.

Përfaqësuesit e këtyre firmave pohojne se në rast të mos pagesës së firmave nënkontraktore, ata do të pershkallëzojne protesten e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat