Qeveria e pranon: Siguria ushqimore në Shqipëri problematike, ndaj do shtojmë fondet

Shqipëria

Qeveria e pranon: Siguria ushqimore në Shqipëri problematike, ndaj do shtojmë fondet

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:12
Niko Peleshi

Siguria ushqimore është një betejë e humbur e qeverisë shqiptare ndër vite, për shkak të fondeve të pakta dhe korrupsionit.

Aktualisht mungon një kuadër ligjor, i cili të kontrollojë të gjithë ciklin nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit. Ndaj për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ky fakt do të jetë në vëmendje të punës së tij.

“Ne po bëjëm tani një risktruturim të insitutcioneve tona, dhe përmes kësaj ne do I japim të drejtën ligjore KU-s nga ferma në tavolinë. Shumë herë mbase mund ta keni dëgjuar këtë fjalë por shumë pak është bërëe… në fakt nuk është bërë asgjë, duhet ta them, për të instaluar një system të kontrollit. Do ta bëjmë AKU-në përgjegjës për kontrollin e ushqimit, sigurisht edhe përgjegjës për rçdo dështim që mund të kemi në kohët e ardhshme.

Rritja e sigurisë ushqimore mbi të gjitha është çështje fondesh, bujqësia ka nevojë për dy deri në trefishin e buxhetit që merr aktualisht.  Ndonëse skemat e mbështetjes financiare janë rritur nga viti në vit, sërish situata mbetet problematike.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, i cili ka për detyrë që të kontrollojë tregjet dhe produktet lidhur me garancinë që ato ofrojnë, ka në përbërjen e tij 285 inspektorë ndërsa subjekt i kontrollit ushqimor janë mbi 20 mijë biznese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat