Vrasja e Aleksandër Ndokës, ende asnjë i dyshuar

Shqipëria

Vrasja e Aleksandër Ndokës, ende asnjë i dyshuar

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:44
Aleksandër Ndoka

Hetimet mbi vrasjen e bujshme të Aleksandër Ndokës në Lezhë janë në pikën zero.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë grupi hetimor nuk ka ende një pistë konkrete mbi vrasjen e vëllait të ish deputetit socialist Arben Ndoka.

E si të mos mjaftonte kjo, identifikimi i autorëve duket i pamundur për shkak të atyre pak provave që lanë pas. Përveç gëzhojave të kallashnikovit që u gjetën në vendngjarje hetuesit nuk kanë administruar asnjë provë tjetër të vlefshme.

Në zonën periferike të qytetit ku mendohet se kanë lëvizur autorët ndodhet vetëm një kamer sigurie e një biznesi. Kjo ishte shpresa e vetme e hetuesve por nga kqyrja e saj automjeti i autorëve nuk kalojnë në këtë rrugë.

Top Channel mësoi se të gjithë personat e shoqëruar janë liruar dhe nga ta nuk është administruar asnjë informacion me vlerë.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e viktimës dhe vëllezërit e tij, të cilët janë shprehur se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të fshihet pas vrasjes së Aleksandrit.

Po sipas familjarëve, ai nuk kishte shprehur asnjë shqetësim kohët e fundit. Burime nga policia nuk përjashtojnë mundësinë që autoret të kenë qenë vrasës me pagesë ndërsa në sitë po kalohen të gjitha konfliktet e familjes Ndoka në vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat