Zbulohet kandidatja femër që synon postin e kryeprokurores

Shqipëria

Zbulohet kandidatja femër që synon postin e kryeprokurores

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ende nuk është zgjidhur ngërçi mes palëve politike për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri por një gjë është e sigurt: Mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe është hapur gara për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Një nga kandidaturat e përfolura është edhe emri i Arta Markut, mëson newsbomb.al. Aktualisht Marku është prokurore në Prokurorinë e Shkodrës.

Emri i Markut është lakuar edhe në listën e parë të prokurorëve të cilët po kalojnë në “skanerin” e vettingut. Arta Marku njihet si një prokurore tejet heremetike, e kujdesshme për të mbetur jashtë vëmendjes mediatike e opinionit publik.

Burimet i thanë newsbomb.al se prokurorja e cila po synon postin e kryeprokurores së përkohshme, është njëherazi mikeshë e mirë me disa prej zyrtarëve të mazhorancës. Shumë shpejt pritet që emri i saj t’i shkojë Kuvendit si kandidaturë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat