Majlinda Bregu justifikon mosprezencën në festën e PD: S’bëj qokë në shtëpinë time

Shqipëria

Majlinda Bregu justifikon mosprezencën në festën e PD: S’bëj qokë në shtëpinë time

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu, ka reaguar ditën e sotme, për ceremoninë me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në profilin e saj, Bregu sqaron se ftesa në adresë të saj, ishte një formalitet për qokë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Për Bregun, dita e sotme, nuk mund të jetë një ditë bashkimi, pasi sipas saj, ende nuk është reflektuar për ndarjen dhe fyerjet që Basha ka bërë ndaj demokratëve dhe disa figurave të PD-së.

Reagimi i Bregut:

Ftesa per sot ishte nje formalitet per qoke ndaj Lulzim Bashes. Une qoke ne shtepine time nuk bej dot. 

Kjo e sotmja nuk mund te jete dita e bashkimit. Sepse premtimi i sotem per bashkim, gare e reflektim s’eshte asgje tjeter vecse farsa e radhes. 

Sepse bashkimi nuk ka sesi te vije pa reflektuar me pare per ndarjen e pa marre me pare pergjegjesine per fyerjen qe u eshte bere demokrateve apo dhe per katandisjen qe iu be Shqiperise pas 27 viteve demokraci, duke e lene ne pike ta hallit, sic nuk ka qene kurre me para PA OPOZITE!!

Dhe meqe une s’ jam as tek themeluesit, as tek permbaruesit, zgjodha te mos shkoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat